Sherr mes të rinjsh, plagoset 17-vjeçari

Një sherr mes të rinjsh është verifikuar pasditen e së shtunës në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar. 

Burime policore lokale bëjnë të ditur se sherri ka nisur për motive të kota mes të rinjve dhe konfrontimi fizik mes tyre ka degraduar në armë të ftohta. 

Burimet saktësojnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë zyrave të Prokurorisë së Durrësit dhe se forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes. 

Identiteti i të riut të plagosur nuk është bërë i ditur, por mësohet se ai është dërguar në spitalin e qytetit bregdetar për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

SHKARKO APP