Sherr mes vjehrrit dhe dhëndrit në Shkodër, nxirren armët, shoqërohen nga policia
Aktualitet E Martë, 16 Qershor 2020 22:32
Një sherr brenda familjes ka ndodhur në Shkodër, ndërsa është qëlluar me armë në ajër. Ngjarja ndodhi në fshatin Grudë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se konflikti ka ndodhur mes vjehrrit dhe dhëndrit, ndërsa ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur sherri.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, dhëndri dhe vjehrri janë shoqëruar në polici.