Sherr në Kodër Kamëz, plagoset rëndë me thikë 56-vjeçari

Një sherr me thika mes dy qytetarëve ka ndodhur pas mesnatës në Kodër Kamëz, me pasojë plagosjen rëndë të njërit prej tyre.

Raportohet se 68-vjeçari J. V. ka shkuar rreth orës 01:15 në banesën e 56-vjeçarit F. L. dhe pas konfliktit me të, e ka plagosur rëndë me thikë.

Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar policia, e cila ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e sherrit dhe arrestuar autorin e plagosjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit F.L, 56 vjeç, dhe pas një konflikti për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës (thikë). Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?