Sherr në PD për drejtuesit vendorë.Topalli: Ka nga ata që shitën zgjedhjet e 2013

 

3 javë pas mbledhjes së grupit parlamentar ku pati debate të ashpra nga të ashtëquajturit “garda”e vjetër në PD, kryetari Basha thirri një mbledhje për të diskutuar me deputetët shqetësimet e tyre.

Nga burime të Ora News,  brenda mbledhjes e cila u zhvillua me dyer te mbyllura, mësohet se në shënjestër të akuzave të deputetëve kanë qenë drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike dhe marrëdhënia e tyre me të dërguarit e qendrës.

Sipas disa deputetëve kryetarët lokalë i shmangin ata nga vendimmarrja dhe aksioni në bazë, duke reflektuar probleme në funksionim dhe mungesë koordinimi.

Deputetaj e Shkodrës Jozefina Topalli, ka qënë më kritikja, duke theksuar se ka kryetarë degësh që në vitin 2013 i kanë shitur zgjedhjet.

Një shqetësim tjetër i ngritur nga disa deputetë me ekspriencë në parti, ka qënë produktiviteti i grupit parlamentar dhe mungesa e mbledhjeve periodike, për të koordinuar aksionin e opozitës brenda dhe jashtë parlamentit.

Në mbledhje ka folur dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha, i cili ka ngritur shqetësimin se deputetët dhe drejtuesit lokalë nuk janë sa duhet të pranishëm në terren për t’i bindur qytetarët për alternativën demkorate dhe për t’u qëndruar në krah ndaj frikës që po mbjell kjo qeveri. Berisha, ka kërkuar angazhim për t’u shpjeguar qytetarëve se PD është e gatshme të vijë në pushtet, në çdo kohë.

Në përfundim të takimit, kryetari Lulzim Basha shmangu komunikimin me mediat për diskutimet brernda grupit.

SHKARKO APP