Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sherr në PS-në e Shkodrës: Nuk jemi dele ne! Nuk na pyetët për Valdrinin dhe na bëtë gropën! Të vijë Rama!

Aktualitet
E mërkurë, 29 Shtator 2021 13:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Senida Mesi në mbledhje është prezantuar si e deleguar e kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla.

Kështu, ish-zvkryeministrja është shprehur se me urdhër të Ramës dhe Ballës anëtarët e partisë duhet të votojnë si kryetare këshilli, gjatë mbledhjes së konstituimit, kandidaten Brisela Kadia.

Mesi u ka pohuar anëtarëve të PS,se me urdhër nga Taulant Balla kush nuk e voton këtë kandidate do të përjashtohet nga PS.

Një gjë e tillë ka tensionuar anëtarët e PS gjatë mbledhjes, ndërsa i kanë shprehur Mesit pakënaqësitë e mëdha për atë që ka ndodhur.

Njëra prej anëtareve shprehet me tone të ashpra se do të donte të ishtë në mbledhje edhe kryeministri Edi Rama që ti fliste për Valdrin Pjetrin, kandidatin që siç thotë ajo nuk i ka pyetur.

‘Ne jemi demokraci dhe nuk pranojmë të konsiderohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi Rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është kantandis PS-ja e Shkodrës. Na bëri gropën me atë kandidat që siç e pamë as në zonën e vet në Rrencë nuk fitoi. Nuk pati aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru pra figurë tjetër’, shprehet njëra prej anëtarëve shkruan newsbomb.al.

Mbledhja e degës së PS është zhvilluar më datë 18, ndërsa ditën e djeshme u bë konstituimi i këshillit të ri bashkiak, ku kryetare u zgjodh kandidatja e propozuar nga Rama, Brisela Kadia.

E gjithë revolta në PS vjen edhe se Rama shkarkoi Ditmir Bushatin dhe emëroi Valdrin Pjetrin jo vetëm si kandidat për kryetar bashkie por edhe drejtues politik të PS-së për qarkun e Shkodrës.

Ditmir Bushati dhe disa personalitete në PS do të flasin në shtator për gjithçka po ndodh në PS pasi nuk pyeten strukturat e PS, por vendos Edi Rama dhe Taulant Balla.

Debati i zbardhur:

Senida Mesi: Si e deleguar e kryeministrit dhe sekretarit të Përgjithshën të Partisë z. Balla iu përcjell urdhrin e kryeministrit që kandidatja për kryetare Këshilli të jetë grua. Për këtë ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga Taulant Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga partia (zhurmë në sallë).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këto urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni. Por e njohu kryeministri Valdrinin që na solli pa pyetur? Po ashtu pa na pyet dhe pa e njohtë po na sjell edhe këtë herë! Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqëojme dhe mos shtojmë turpin…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Senida Mesi: Të mirëkuptoj! Nuk të heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndodhin shpesh edhe kur të jeni në Këshill Bashkiak.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Para 2 orësh
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 10 orësh

Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po, po. Se nuk u morët vesh ju në këto 25 vite jemi në këtë gjendje që na kapultojnë njerëz pa na pyetur. Unë flas dhe kam të drejtë të flas  se kam sjellë më shumë vota se secili në këtë sallë…Dhe mos më drejto gishtin mua kur flet

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt!

Tereze Brigja: Ne jemi demokraci dhe nuk pranojmë të konsiderohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi Rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është kantandis PS e Shkodrës. Na bëri gropën me atë kandidat që sic e pamë as në zonën e vet në Rrencë nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru pra figurë tjetër. Flas se kam kontribut në vite, kam derdhë djersë… A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në majë të Dukagjinit, nëpër një shetg rruge ku kanë vdek 75 veta?? Nuk e dini,, se nuk ka të ngajshëm në qytet kjo sforco. Nuk kam më besë ndër njerëz me kërku votë…se jena malësorë dhe kena besë! Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prap dhena rekomandoni, Të zhytur në turp!

Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe na vjen na vendos Veto këtu harron peshën e grupimit të partisë dhe të votës. do të kërkoj hallal që të kena ba deputete se me ato vota je bërë deputet.

Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka! Nuk e thotë ligji. Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën

Modifikuar më 09:25 20-08-2019
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 47 minutash

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 11 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.