Sherr në shtëpi, babai dhunon djalin dhe i vë thikën në fyt: Do të vras!

Policia e Lushnjës ka arritur të parandalojë një vrasje brenda familjes. Gjatë natës së kaluar policia është njoftuar se në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje, ka një konflikt në familje.

Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur shuarjen e konfliktit dhe arrestimin e 74-vjeçarit Dervish Mezini, i cili ka dhunuar dhe i ka vënë thikën në fyt djalit të tij, shtetasin A.M, 45 vjeç, duke e kërcënuar se do ta vriste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?