Sherr pas pijes, 39-vjeçari merr armën dhe ia drejton pronarit të lokalit. Policia jep detajet e ngjarjes në Babrru

Sherr nën efektin e alkoolit në një lokal në Babrru, ku një 39-vjeçar ka kanosur me armë pronarin e lokalit dhe është arrestuar më pas nga efektivët e Komisariatit 5. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në një lokal në Babrru, ku 39-vjeçari S. Tanushi nën efektin e alkoolit ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë, në ambientet e lokalit të tij pronarin e lokalit, por për fat të mirë është neutralizuar nga personat që kanë qenë në lokal që i kanë hequr armën e zjarrit nga dora.

A. Kërnaja, 47 vjeç, i ka marrë armën e zjarrit e nga dora dhe është larguar nga vendngjarja. Menjëherë pas marrjes së njoftimit ka arrestuar Tanushin si dhe ka shpallur në kërkim 47-vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T., 39 vjeç, pasi në Babrru ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. Ll. Gjatë kontrollit për gjetjen e armës nga veprimet hetimore rezultoi se arma e zjarrit është marrë dhe fshehur nga shtetasi A. K., i pranishëm në vendngjarje, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij”, njofton policia.

SHKARKO APP