Sherr për fëmijët në park, plas grushti mes shqiptarëve në Itali

Një zënkë mes fëmijëve në këndin e lojërave se kush do të ulej i pari në shilarëse ka degjeneruar në sherr mes prindërve. Ngjarja në fjalë që ndodhi në Carcare të Italisë, ka përfshirë 4 familje shqiptare. Siç raportojnë mediat italiane, gjithçka ka nisur ditën e premte, ku fëmijët ishin zënë mes tyre për radhën, debat që më pas janë përfshirë edhe prindërit e tyre.

Situata është agravuar akoma më shumë kur 3 shqiptarë, ditën e nesërme i kanë zënë “pritë” bashkatdhetarit të tyre në një lokal dhe kanë nisur ta qëllojnë me grushte e shkelma.

Për pasojë ata janë arrestuar nga policia, ndërsa personi i plagosur përfundoi në spital, ndërsa sipas mjekëve do i duhet 30 ditë për t’u shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?