Sherr për një varr, vritet në Sharrë një 38-vjeçar

Një konflikt verbal për hapjen e një varri, është bërë shkak për një vrasje jashtë murit rrethues të varrezave të Sharrës.

Viktimë ka mbetur shtetasi Altin Çullhaj 38-vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë nga një banor i zonës.

Viktima Altin Cullhaj ka humbur jetën pasi është dërguar në Spitalin e Traumës.

Referuar burimeve të policisë, e cila ka mbërritur tashmë në vendngjarje, bëhet me dije se autori i ngjarjes, Eriglend Tafa 25 vjeç ështëshpallur tashmë në kërkim nga forcat e komisariatit nr.6.

 

 

 

 

SHKARKO APP