Sherr për pronën në Vlorë, humb jetën një person
Aktualitet E Hënë, 7 Gusht 2023 13:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë gjykatës në Vlorë, ku gjatë një sherri mes dy personave ka humbur jetën njëri prej tyre.
Si pasojë e konfliktit me sende të forta, njëri prej personave ka përplasur kokën në bordurë dhe ka humbur jetën menjëherë.
Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen, por dyshohet se konflikti mund të ketë nisur për arsye biznesi.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj.
KOHA JONË SONDAZH

