Sherr për vendosjen e portës mes dy personave në Tiranë. IMT e heq, por kërcënohen punonjësit

Një sherr ka ndodhur mes dy personave për vendosjen e një porte në Tiranë. 58-vjeçari E.K., kishte vendosur një portë, por fqinji i tij 43-vjeçari F.D, ishte ankuar se porta i zinte rrugën dhe më pas mes tyre ka nisur konflikti.

Është dashur ndërhyrja e IMT-së për të hequr portën, ndërsa punonjësit e IMT janë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës nga shtetasit E.K, 37 vjeç, S.C, 53 vjeç, dhe E.K, 58 vjeç.

Të tre personat që kundërshtuan punonjësit e IMT-së janë vënë në hetim, si edhe dy të tjerët që u përfshinë në sherr për portën. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?