“Sherrbudallai” roli i fundit i të kundra ligjëshmëve kronikë, në kryeqëndrën e veriut
Nga Besi Bekteshi
Si në fundin e diktaturës dhe fillimin e demokracisë, ose në postkomunizmin e stërzgjatur në Shkodër disa “shitnin mend” ose “hapeshin” thonë në qytetin e batutës, me të kaluarën krenare dhe të lavdishme historike e kulturore të qytetit të madh verior. Nuk po kuptonin se po shitnin mend me stërgjyshat, gjyshat e baballarët, që padyshim kishin bërë punën e tyre të lavdishme, kurse pasuesit e tyre (ata vetë) Shkodrën e kishin kthyer drejt privincializmit akut, periferisë si suborg urban problemtatik, që po ndalonte njerzit e mendimit qytetar të drejtonin qytetin në elitarizmin e dikurshëm si model pikërisht shkodran.
Po shitnin mend politikisht dhe po e shëmtonin përditë Shkodrën ekonomkisht, urbanistikisht, arkitektonisht dhe kulturalisht. Nejse, ky vrapim absurd u ndal në 14 maj të 2023. Jo kaq shumë politikisht, se sa shoqërisht në një kërkesë të drejtë mbi ndryshimin e detyrueshëm për të mos rënë akoma më keq pre e politikës, për të ndalur zhvillimin e qytetit për krejt. E një diçka të tillë e mori përsipër Benet Beci me mbëdhetjen e Ramës, partisë në maxhorancë dhe demokratëve në Shkodër, atyre që kuptuan se nuk vazhdohet më në rrugën e vetshkatërrimit.
Po, por në Shkodër nga fuqitë e saj kulturore të kahershme vjen dhe një “emër” titullim, përkatësi nominative krahësuese që është: sherrbudall. Po pra kështu shprehen.
Pra në Shkodër një njeriu që arrin të sillet në absurd, në të kundërt të normales urbane qytetare dhe që me këtë sjellje shkakton dhe përplasje e sherr i thonë – sher budall ose sherrbudalla. Një i marrë që shfrytëzon këtë status si përfitim, për të shkaktuar sherr, përplasje dhe prishje raporti shoqëror shpesh me dashje.
Kjo ka ndodhur dhe mbasi Beneti dhe Bashkia e tij si koncept, filluan punë në ndryshim. Me nisjen e punës për shërbime, pastërti dhe rregull apo disiplinë si “opozicion” u shtuan “sherr budallat” në sidomos qytet. Beneti krijonte korsi biçiklete, “sherrbudallai” vazhdonte me këmbëngulje në rrugë me biçikletë dhe akoma më shumë në praktikat e qarkullimit të reja me një sens kalimi, po ky sherrbudalla të vjen kundra në mënyrë arrogante dhe absurde.
Vazhdojnë dhe sot. Ju vendos Beneti e Bashkia e tij semaforin dhe “sherrbudalla” nuk pret, as respekton, po vazhdon me po të njëjtin koncept të delirit antiurban prishjen e rregullit duke thënë shpesh: po pra u bame dhe me semafor, me prit kot tuj ken rruga bosh!! Janë një pjesë që me dëshirë, duke trajtuar veten si të “përveçëm” në budallekun e tyre thyejnë në sy të shumicës rregullin. Ka kudo, po si në Shkodër askund!
Ka pastruar Beneti dhe Bashkia trotuaret dhe rrugët nga pengesat e ndryshme idiote folklorike, apo kthimin në shitore?!! Por “sherr budallenjtë” i vendosin përditë të ndryshme, duke thyer ligjin. Dje ishin mësuar të shitnin pa paguar taksa dhe pa leje se në dyqan mbanin flamurin e PD. Erdhi një ditë që nuk pinte ujë dhe mbeti vetëm një që mbushte çakmakë rreziku, kurse të tjerët filluan të mbushnin trotuare dhe rrugë megjithse dyqani ishte aty!!
Sot “sherr budallat” rezistojnë me mënyra folklorike të përditshme deri sa të kuptojnë se policia bashkiake nuk del në miting me flamurin e PD në Tiranë me molotov dhe naftën e Bashkisë për furgonat. Ajo përditë bën punën e saj.
Akoma sot tentojnë sherrbudallat në Velipojë të “pushtojnë” zonat e plazhit publik për dy çadra më shumë. E dinë se i zbulojnë, por bëjnë budallain për sherr kundër plazhit publik dhe paret në xhepin e tyre. “Sherrbudallët” po ashtu gjejnë një vend publik dhe e bëjnë parking “privat” duke u bërë pikërisht sherrbudallenjtë e fundit që duan të përfitojnë me arrogancën dikur të të fortëve sot të budallait, që bën sherr.
Ka edhe shumë të tjera të mos bindjes së modelit “sherrbudall” por që në brendi ka abuzimin me ligjin në saj të sjelljes gjysëm idiote gjysëm arrogante. Në të vërtetë refuzojnë futjen në urbanitet në qytetërim sikundër ishin nga 1990 deri në 2023. Me marrëzinë politike shpesh në 360 gradë të spektrit po politik në qytet, në bashkëpunim absurd “sherrbudallën” e kthyen në njeriun që prosperonte e “mirëjetonte” në kurrizin e qytetarit normal shkodran që ikte ose strukesh akoma më shumë në qoshen e tij. “Sherrbudallenjtë” sot kanë rolin e fundit dhe jo vetëm në rrugë, por dhe diku diku në politikë dhe FB! Po, pra është roli fundit i njerëzve anti ligj anti rregull në Kryeqendrën e veriut. Por nuk besoj se do jenë më këmbëngulës, më të durueshëm, se Beneti dhe koncepti i ri i tij dhe shumë mbas tij në Shkodër. Thjesht është roli fundit i tyre.