Sherri i dhu*shëm me Princ Lekën, Elia Zaharia thyen heshtjen: Kuptuan dhimbjen time…
Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas videos së bujshme me Princ Lekën. Ajo ka falenderuar miqtë dhe dashamirësit për mbështetjen dhe kurajon. Elia ka shprehur falënderime për ata që e kanë mbështetur, sidomos aktorët, që kanë firmosur dhe një peticion, ku i kanë dalë në mbrojtje pas rastit që u publikua. Në media u publikuan pamjet ku shihej një sherr i dhunshëm mes ish-çiftit, të cilët kanë dhe një vajzë 3-vjeçare nga martesa e tyre.
Mesazhi
Miq dhe dashamirës, ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!
U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time!
Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!