Sherri me thika, Policia: Dy të arrestuar dhe një në kërkim

Policia e Sarandës ka dhënë detaje pas sherrit me thika dhe me shkopinj, ku dy persona mbetën të lënduar. Sipas uniformave blu, dy shtetas janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë

Për motive të dobëta, dëmtuan me sende të forta dhe me mjet prerës, 2 shtetas, arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas njoftimit të marrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Baba Rexhep”, Sarandë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj..

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta (shkopinj) dhe me mjet prerës, shtetasit E. Q., B. Q. dhe A. Q.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit E. Q dhe A. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punohet për kapjen e shtetasit F. Gj., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, punohet për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?