Sherri në Durrës, qëllon me armë drejt 5 personave, Skonja sillet te Trauma në Tiranë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasje me armë në qytetin e Durrësit. Të plagosurit janë Aflred Skonja 29 vjeç dhe Ismail Çyrbja 25 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 në qytetin bregdetar. Nga të dhënat paraprake dyshohet se të plagosurit janë përdorues droge.

Njëri nga të plagosurit, Skonja rezulton të jetë vëllai i një policje ndërsa Çyrbja është djali i një polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, Ismail Çyrbja ndodhet në spitalin Durrësit dhe është plagosur në këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Alfred Skonja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, i plagosur me një plumb në shpatull.

Alfred Skonja është arrestuar edhe më parë nga policia për tentativë vrasje ndaj një biznesmeni, por u lirua më pas për mungesë provash.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj plagosje, sakaq policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje dhe ka filluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

29-vjeçari njihet si person me precedent penal, ndërsa në 25 gusht është arrestuar nga policia. Skonja dyshohet të jetë autor për një tentativë vrasje me pagesë. I riu dyshohet se ndoqi një biznesmen, të cilin synonte ta vriste. Deri më tani nuk dihet identiteti i të plagosurit tjetër. Ndërkohë forcat e rendit ndodhen në vendin ku janë dëgjuar të shtënat.

ARRESTIMI I SKONJES ME 25 GUSHT

alfred-skonja

Parandalohet një vrasje në Durrës. Burime nga policia lokale bënë me dije se 29-vjeçari Alfred Skonja, banues në qytetin bregdetar është ndaluar, pasi në bashkëpunim me një tjetër person, për të cilin po punohet për kapjen e tij, kishin planifikuar të kryenin vrasjen e një shtetasi. Ndalimi I tij u bë si rezultat I një pune operative të mirëorganizuar, ku Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga Policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtëligjshme.

I riu kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur. Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip ‘Ëolsvagen’ me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip ‘Peugeot’ në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18 korrik të këtij viti.

Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24 gusht, rreth mesditës, pranë lumit Erzen. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan:

  • automjeti tip Volsvagen me targa AA 029 MM SI DHE
  • sende dhe mjete të ndryshme(veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzin…)që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.

Për arsye të hetimit nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme, ndërsa Skonja është person me precedentë penalë të mëparshëm. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?