Sherri në ish-Bllok i mori jetën 46-vjeçarit, arrestohet pas 5 muaj i riu autor

26-vjeçari Henri Gjalpi i shpallur në kërkim për vrasje nga pakujdesia është vënë në prangat e Policisë së Shtetit në Rinas. I riu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

26-vjeçari më datë 31 mars të këtij viti në rrugën “Vaso Pasha”, është konfliktuar me shtetasin Gentjan Talja, 46-vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve u dërgua në spital, por që nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Talja dhe Gjapi nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kamerat e sigurisë në zonë vërtetohet se Gjapi dhe Talja janë konfliktuar me duar. Pak minuta më vonë 46-vjeçari Gentjan Talja është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë duke dëmtuar kokën në trotuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?