Sherri për makinat, Dauti lihet 15 ditë në burg: Arma jo e imja! Futbollisti i Laçit dhe 3 të tjerë ende në kërkim

Këtë të të hënë, Gjykata e Tiranës la në burg me afat 15 ditor 30-vjeçarin, Fatjon Dauti i cili arrestua pas një konflikti me shkop bejsbolli, tek rreth rrotullimi i TEG. Ndaj tij u ngrit akuza për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi në vendngjarje policia gjeti edhe një armë. Ai vijon të jetë në spital me plagë të rënda, pretendon se arma nuk është e tij, ndërsa lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak. Në këto kushte gjykata 15 ditë burg derisa armës t’i kryhet ekspertiza për të parë nëse janë gjurmët e gishtave të tij. Në kërkim janë tre personat e tjerë mes tyre dhe futbollisti i Laçit, Mario Bajrami.

SHKARKO APP