Sherri për një vajzë në gjimnazin e Durrësit, plagoset me thikë 16-vjeçari

Një 16-vjeçar, nxënës i shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës,  është plagosur jashtë ambienteve të kësaj shkolle, gjatë ditës së sotme. Ai është goditur me thikë, pas një konflikti me që pati me një bashkëmoshatarin e tij. Pasi u transportua në spital, nga mjekët konfirmohet se fatmirësisht adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është prangosur menjëherë nga policia. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se adoleshentët e kësaj shkolle janë grindur me njëri-tjetrin, për shkak të një vajze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?