Sherri për parakalimin, i këput veshin 24-vjeçarit

Një parakalim me makinë është bërë shkaktar për një sherr mes dy të rinjve, në qytetin e Korçës. Në pranga ka përfunduar Niko Xhima, 28 vjeç, banues në fshatin Moravë.

Sipas policisë së qytetit juglindor ai ka rrahur 24-vjeçarin M.Ll, banues në Korçë. Konflikti ka nisur, pasi 24-vjeçari ka bërë një parakalim të gabuar, në lagjen nr 7 të qytetit të Korçës. E pas fjalëve konflikti ka vazhduar me grushte.

Xhima me goditjet e tij, i ka këputur veshin 24-vjeçarit. Ky i fundit pasi ka marrë ndihmën mjekësore është jashtë rrezikut për jetën. Mbi 28-vjeçarin Niko Xhima, rëndon akuza “Plagosja e rëndë me dashje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?