Sherri për rakinë në Lushnje përfundoi në vrasje. Autori qëlloi me karrige kokës viktimën
Mesnatën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krutje të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e të ndjerit Irakli Qorri 62 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Kejdi Qorri, 31 vjeç, djali i tij është plagosur rëndë.
Autori, pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Sipas të dhënave jozyrtare, shkak i ngjarjes është bërë një debat i çastit në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në përplasje fizike.
Mësohet se sherri ka nisur për rakinë. Ka qenë Sofokli Shano që ka qëlluar me karrige kokës Rako Qorrin. Djemtë e Rakos janë përgjigjur, duke rrahur Sofokliun. Pas kësaj, ky i fundit ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka kryer vrasjen./shqip