Sherri për vaditjen, fqinji masakron fqinjin me kosën e barit

Një tragjedi ka ndodhur sot në Durrës ku ka humbur jetën një 52-vjeçar pasi është qëlluar me mjete të forta në kokë duke gjetur direkt vdekje.

Policia bën me dije se viktima është Ludovin Lala dhe u godit për vdekje nga bashkëfshatari Asti Mici.

Mësohet se shkak për sherri e tyre ishte vaditja pasi viktima kishte vendosur një zetor për të marrë ujë dhe kjo nuk është mirëpritur nga 57-vjeçari, Asti Mici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i ka kërkuar që ta zhvendosë zetorin, por ndërkohë, burimet thonë se mjeti bujqësor ishte vendosur në tokë publike dhe nuk ishte as në pronën e viktimës dhe as të autorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë debatit, dyshohet se 57-vjeçari Mici e ka goditur fqinjin me kosën e barit në pjesën e kofshës, duke e dëmtuar në arterien kryesore. Për shkak të gjakderdhjes, 52-vjeçari humbi jetën në spital. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar për të zbardhur ngjarjen.

Ngjarja ndodhi në mëngjes në fshatin Jubë, Sukth dhe autori është shoqëruar nga Policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?