Sherri zgjidhet me armë në Laç, katër të plagosur
Plagosen 4 persona me armë në Laç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sanxhak”.
Nga të dhënat e para të Policisë, mësohet se plagosjet kanë ndodhur pas një sherri mes grupeve rivale.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur Gege Gegaj, Erlin Shaploci, Gazmend Shaploci dhe Islam Shaploci. Në gjendje të rëndë shëndetësore janë Gegë Gegaj dhe Erlin Shaplozi, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas raportimeve të para policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person.

