Sherrnajë e madhe në Parlament mes Sali Berishës dhe Taulant Balles. Akoma flet vetëm Saliu!

Ne sallen e parlamentit te Shqiperise ka patur nje sherrnaje te madhe mes ish-kryeministrit Berisha dhe deputetit Taulant Balla.

Sherri filloi kur Berisha tha se Edi Rama ka mashtruar mbreme ne nje kanal televiziv italian kur ka thene se eshte goditur nga SHIK-u i Berishes ne vitin 1997 per parimet e tij si intelektual i pavarur. Berisha tha se Rama eshte goditur ne koke si krim pasioni e jo politik. Me pas sulmoi ministren e Mbrojtjes Kodheli e si te mos harronte iu sul Taulant Balles, i cili mbrojti tezen se Edi Rama eshte goditur ne vitin 1997 nga bandat politike te Sali Berishes. Por sulmi ndaj Taulant Balles kaloi tek e motra e Balles. Berisha lexoi disa dokumenta ku akuzonte Ballen dhe motren e tij per tendera e korrupsion.Tensioni ishte ne te shperthyer edhe fizikisht mes deputeteve, por Ilir Meta gjeti menyren per te shmangur perplasjet duke thene me ironi se " ku ka patur ne vitin 1997 rrahje apo vrasje?!". Nderkohe deputeti i PS Sadri Abazi doli nga tavolina e tij dhe filloi sharjet e sulmet ndaj Berishes, duke e quajtur neper dhembe si kriminel i vitit 1997. Tensioni ne sallen e parlamentit arriti deri ne ate pike sa Garda levizi dhe u pozicionua per nderhyre nese sherri kalonte permasat e zakonshme.
Ne keto momente e ka marre prape fjalen ish-kryeministri Berisha dhe po akuzon qeverine per gjendjen ekonomike te vendit dhe po flet per zgjedhje te parakohshshme parlamentare. Ora eshte ne kete moment ku po flet perseri Berisha  17.12. 
Deri tani ka folur disa here dhe specialistet e parlamentit shprehen se ka mbi 3 ore qe ai  po flet vetem sot.
 

SHKARKO APP