Sheshi “Skënderbej”, ja cili segment do bllokohet nga e hëna
Duke nisur nga dita e hënë, do të ketë bllokim të trafikut nga segementi përpara Muzeut Historik Kombëtar në drejtim të ministrisë së Energjisë.
Kështu, automjetet që vijnë nga bulevardi “Zogu i Parë” duhet të kalojnë para Muzeut, më pas në drejtim të Rrugës së Durrësit, për të vijuar kalimin pas Bankës së Shqipërisë në drejtim të bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Sipas skemës së Bashkisë së Tiranës për lëvizjen e automjeteve, aksi përpara Partisë Socialiste që të lidh me qendrën e qytetit do të jetë i lirë.
Punimet për rikualifikimin urban të sheshit “Skëndërbej” kanë nisur disa javë më parë, dhe devijim të trafikut ka edhe përpara Teatrit të Operas dhe Baletit.
Kufizimet e lëvizjeve të automjeteve do të jenë të pjeshme për të shmangur trafikun e rëndruar deri në hapjen e Unazës së Vogël. Punimet për të po vijojnë për lëvizjen e nënë stacionit elektrik pas hotel Tiranës. Pas këtyre punimeve, Unaza e Vogël sipas Bashkisë do të përballojë trafikun e qytetetit në hapjen totale të saj.
Punimet për sheshin “Skëndërbej” janë të ndara në disa faza dhe pritet të përfundojnë në shtator të vitit 2017. Por qendra e qytetit nuk do të jetë më e automjeteve, pasi projekti i të majtëve e parashikon atë vetëm si zonë për këmbësorët.
KOHA JONË SONDAZH

