Shfaqi probleme shëndetësore në burgun e Fierit, ndërron jetë rrugës për në spital 52-vjeçari

Një 52-vjeçar në burgun e Fierit ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi shfaqi disa shqetësime dhe komplikacione.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se shkak i vdekjes së viktimës ka qenë një infarkt.

Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se 52-vjeçari në spital ka mbërritur pa shenja jete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?