Shfrytëzonin 14 vjeçaren për prostitucion, motër e vëlla në pranga

Motër e vëlla, përkatësisht 19 dhe 17 vjeç janë vënë në pranga, pasi shfrytëzonin një 14 vjeçare për prostitucion. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në Policinë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit L.P., 17 vjeç dhe Malvina Skura, 19 vjeçe, banuese në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me inicialet H.XH.

E mitura kryente marrëdhënie me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit, kundrejt pagesës 3 000 – 5 000 lekë. Të arrestuarit kanë marrëdhënie familjare midis tyre, motër e vëlla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?