“Shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës kur të vijmë në qeveri”, Zaev thirrje VMRO- DPMNE: Hiqni dorë nga kërcënimet

VMRO- DPMNE prej kohësh ka deklaruar se do të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës nëse pas zgjedhjes së prillit do të dalin në qeveri. Në fillim kryeopozitari Mickosi dhe tani Vllado Misajllovski pohojnë se kjo mund të ndodhë së shpejti.

Por Zaev i ka bërë thirrje partisë opozitare që të heqë dorë nga kërcënimet pasi një veprim i tillë do të thoshte 25 vjet mbrapa për Maqedoninë e Veriut dhe një bllokadë për në BE dhe NATO.

Më 12 qershor të 2018 Zaev dhe ish- kryeministri grek Tsipras arritën dakordësimin e cila u quajt ‘Marrëveshja e Prespës’ për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në ‘Maqedoni e Veriut’, për t’i dhënë fund një konflikti disa vjeçar mes dy vendeve.  Kjo marrëveshje u përkrah dhe nga BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kryeministri aktual grek Mitsotakis e paralajmëroi Zaevin në shtator gjatë një takimi në SHBA se nëse do të ishte ai në vend të Tsipras, nuk do t’a firmoste atë marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse në Maqedoninë e Veriut, rikthehet një parti me pikëpamje nacionaliste si VMRO- DPMNE dhe me kryeministër Hristijan Mickoski, krahun e djathtë të Nikola Gruevskit atëhere ka gjasa që të ndodhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?