FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shi në të gjithë vendin, por ky është qyteti ku priten shtrëngata

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të mbeten prezente në Ballkanin Veriperëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin Shqiptar.

Parashikohet që të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu në veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore e Lindore të vendit tonë.

Ndërsa zonat Jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?