Shifrat e fundit, Elbasani me 155 vatra aktive të koronavirusit

Në Elbasan numërohen gjithsej 155 vatra të koronavirusit në të gjithë qytetin. Gazetari Aldo Kozarja bën të ditur se 23 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë pozitiv me Covid 19.

58 nxënës mungojnë në të gjitha shkollat e qytetit të Elbasanit vetëm në një javë. Ndërkohë, nga ana tjetër, 25 mësues janë në pritje të tamponit.

Në qytetin e Peqinit janë 30 vatra aktive. Ne Gramsh 35 të tilla dhe 31 në Cërrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në vend u shënua shifra më e lartë e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi 501 raste të reja nga 1942 testime të kryera për të dyshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?