Shifrat e INSTAT: Nga janari gati 8.3 milionë shtetas të huaj hynë në territorin shqiptar

Gjatë nëntëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 8.294.600. Ky numër është rritur me 29,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022

Shifrat bëhen publike nga INSTAT.

Rritje e ndjeshme është vënë re edhe në shtator 2023 ku hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, janë 1.651.151.

Ky tregues rezulton me një rritje 36,6 %, krahasuar me shtator 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2023, janë 1.714.585, duke shënuar një rritje me 25,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë“.

SHKARKO APP