SHIFRAT/ Sa ishin dhe sa do të bëhen rrogat e mjekëve dhe mësuesve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se pagat e mjekëve do të rriten me 40% ndërsa ato të mësuesve të arsimit parauniversitar me 15%.

Këto rritje do të hyjnë në fuqi që nga data 1 janar 2021.

Detajimet për rritjen e pagave i bëri ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denaj deklaroi se: 

Swiss Digital Mobile Reklama

-Paga mesatare bruto e mjekëve në vitin 2020 ishte 87,753 lekë dhe do të bëhet 110,553 lekë.

-Paga mesatare bruto e infermierëve dhe laborantëve në vitin 2020 ishte 50,890 lekë dhe do të bëhet 65,700 lekë.

-Paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare në vitin 2020 ishte 65,800 lekë dhe do të bëhet 72,100 lekë.

-Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve në vitin 2020 ishte 68,800 lekë dhe do të bëhet 75,550 lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?