Shijak/ Sekuestrohen dy armë zjarri dhe mbi 32 mijë euro në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia zbuloi dy armë zjarri automatike, municion luftarak dhe një shumë prej 32 500 eurosh.

Operacioni policor, i koduar “Baza”, u zhvillua në fshatin Koxhas-Kodër, në Xhafzotaj, pas informacioneve të siguruara nga policia se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.

Në kuadër të veprimeve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes së paligjshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak organizuan ndërhyrjen për verifikimin e informacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatike, dy krehra me nga 10 fishekë secili, si dhe 32 500 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me origjinën e shumës së parave të gjetura në banesë apo nëse ajo lidhet me ndonjë veprimtari të paligjshme. Këto rrethana mund të bëhen objekt i verifikimeve të mëtejshme nga organet kompetente.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Operacioni “Baza” vjen në kuadër të kontrolleve dhe veprimeve policore për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit në veprimtari kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 625 (12.5%)
Jo 4377 (87.5%)

Vota totale: 5002