Shirat – Ministria e Bujqësisë: 40% e qytetit të Lezhës nën ujë

Ministria e Bujqësisë bëri me dije të dhënat paraprake nga përmbytjet në zonën e Lezhës, duke theksuar se rreth 40% e qytetit është nën ujë.

Duke theksuar se reshjet kanë qenë intensive, Ministria thekson se rreth 40 hektarë tokë në Kolsh janë nën ujë si dhe dy shtëpi.

Në Kurbin, janë gjithsej 30 ha nën ujë. Në fshatrat Spiten dhe Tresh janë të përmbytura 50 ha tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonën e Zadrimës nuk ka probleme. Ministria sqaron se hidrovoret janë në punë dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bordi i Kullimit po ndërhyn me ekskavatorë në grykat e kanaleve kullues për të shpejtuar përcjelljen e shpejtë të ujërave.

Ministria deklaron se gjatë orëve të fundit kanë rënë në Lezhë 72 mm shi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?