SHISH, shkresë policisë: Nesër mund të ketë dhunë

 

Policia e Shtetit paralajmëroi në një konferencë mundësinë se në protestën e PD-së mund të ketë dhunë.

Kjo gjë mësohet se bazohet edhe në një shkresë të Shërbimit Informativ, përveç deklaratave agresive të drejtuesve të PD-së.Në këtë shkresë thuhet se në protestë pritet të marrin pjesë edhe persona me rrezikshmëri të lartë dhe precedentë penalë.

Sipas shkresës, rreth 80 persona të tillë pritet të jenë vetëm nga Qarku i Shkodrës.

Dyshohet se ata vijnë me qëllimin për të shkaktuar trazira.“News24” thotë se ka siguruar telegramin urgjent që Policia e Shtetit u ka nisur komisariateve në rrethe me detyrat për parandalimin e ndonjë akti kriminal dhe për sigurinë.

Në shkresë citohet se “me qëllim parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal dhe sigurimin e rendit publik gjatë zhvillimit të kësaj proteste, nga ana e Policive në qarqe kërkohet:-Të merren masa të shpejta dhe të sakta për identifikimin e personave pjesëmarrës që mund të kryejnë veprime të dhunshme ndaj institucioneve të shtetit dhe objekteve të tjera.

-Të orientohet puna për të siguruar informacion ndaj personave me precedent kriminal, me tendencë kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore.

-Të merren masa për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca të tilla me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.

-Për çdo të dhënë për veprimtari kriminale krahas masave të kontrollit të dërgohet informacion brenda datës 11.03.2015.

Po keshtu sherbimet intelegjente do te fusin brenda turmes elemente per te vezhguar se cilet mund te jene per rremuja apo per vepra penale.

SHKARKO APP