Shisnin karburant mbi çmimet e përcaktuara nga Bordi i Transparencës, pezullohet aktiviteti i tre subjekteve në vend

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në tregun e karburanteve në të gjithë vendin, me fokus zbatimin e çmimeve të përcaktuara nga Bordi i Transparencës.

Sipas institucioneve, nga verifikimet në terren janë konstatuar raste të shitjes së karburantit mbi çmimet e miratuara, duke dëmtuar konsumatorët dhe rregullsinë e tregut.

Si rezultat i shkeljeve të evidentuara, 3 subjekte janë referuar pranë Bordit të Transparencës për pezullim të përkohshëm të aktivitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Administrata Tatimore është e vendosur të luftojë çdo rast abuzimi me çmimet e karburantit, duke shtuar kontrollet në sektorin e karburanteve.

Nga kontrollet në terren, bazuar në analizën e riskut, krahas shkeljeve të tjera, janë konstatuar raste të shitjes mbi çmimet e përcaktuara nga Bordi i Transparencës, duke dëmtuar drejtpërdrejt konsumatorët.

3 subjekte janë referuar pranë Bordit të Transparencës për pezullim të përkohshëm të aktivitetit, ndërsa verifikimet vijojnë për subjektet e tjera.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, për të garantuar:
Zbatimin e çmimeve të miratuara nga Bordi i Transparencës
Mbrojtjen e konsumatorëve
Formalizimin e tregut të hidrokarbureve

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?