Shisnin kokainë me cilësi të lartë, pranga 3 shqiptarëve

Pesë persona janë arrestuar për drogë në Empoli dhe San Miniato. Mediat fqinje raportojnë se 3 nga 5 të arrestuarit janë nga Shqipëria.

Policia italiane vijon aksionin për parandalimin, goditjen dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike, operacione këto që kanë përfunduar me prangosjen e disa personave. Shqiptarët posedonin sasi drogash të ndryshme si marijuanë, kokainë, por edhe materiale të tjera të paligjshme.

Autoritete nuk kanë dhënë detaje për mediat ne lidhje me identitetin e shqiptarëve, por hetimet ndërkohë vijojnë në goditjen e rasteve të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre shqiptarët e arrestuar por edhe dy  të tjerët shisnin kokainë të një cilësie të  lartë, ndërsa klientët dyshohet se i kishin të zgjedhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albanese

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?