Shiste cigare hashashi në gjimnaze, çfarë gjeti policia në shtëpinë e shkodranit

Policia e Shkodrës pasi ka marrë informacione se në afërsi të gjimnazit në qytetin e Shkodrës, Eduard M, 18 vjeç po përgatiste lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla, është organizuar duke e arrestuar menjëherë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën disa doza në formë cigare, kurse në banesë, iu gjetën 80 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, të cilat së bashku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?