Shiste kokainë dhe kanabis në qytet, arrestohet 36-vjeçari në Dhërmi
Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Dhërmiut, në kuadër të kontrolleve të shtuara kundër trafikut të drogës.
Në pranga është vënë në flagrancë një 36-vjeçar nga Lushnja, i cili dyshohet se shiste kokainë dhe kanabis.
Ai u ndalua teksa qarkullonte me automjet në Dhërmi, ku gjatë kontrollit iu gjet lëndë narkotike e gatshme për shitje.
Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij në Drimadhë, ku policia zbuloi rreth 450 gramë kanabis dhe një sasi kokaine të ndarë në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan droga, automjeti dhe telefoni celular i të arrestuarit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
KOHA JONË SONDAZH

