Shiste një apartament më shumë se një herë, pranga 55 vjeçarit të dënuar
Një 55 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar në Tiranë. Shtetasi Eqerem Mehmetaj, ishte dënuar me 8 vite burg për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit në Vlorës më 16 nëntor të vitit të shkuar.
Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare.
KOHA JONË SONDAZH

