Shiu bllokon kryeqytetin, vështirësi në qarkullim
Kryeqyteti është përfshirë nga reshjet e shiut prej orëve të para të mëngjesit, të shoqëruara me shtrëngata.
Intensiteti i lartë i tyre ka krijuar prezencë të madhe të ujit në disa rrugë dhe probleme në qarkullim.
Zonat më problematike janë “Don Bosko”, Parku i Autobusëve, pallati me Shigjeta, zona e Selitës. Uji ka vërshuar rrugëve duke bllokuar qarkullimin.
Emergjencat informojnë se zonat më problematike që kanë prezencë të rritur të ujit janë tek Muzeu Kombëtar, “Misto Mame”, Qafë Kashar dhe në qytetin e Kamzës.
Shirat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen normale të qytetarëve në qytetin e Tiranës.
Apeli: Telefononi ne 112
Në mëngjes kryetari i Bashkisë së Tiranës apeloi qytetarët që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112.
“Koleget e @BashkiaTirane e kane gdhire qe shirat te na gjejne gati! Per cdo nevoje TEL 112 – nr unik emergjencave”
Bashkia e Tiranës thotë se 500 punonjës janë në terren.
“Në terren punonjesit e ndërmarrjes nr 2, polici bashkiake dhe zjarrëfikëse”.

KOHA JONË SONDAZH

