Shiu merr fund, temperaturat gjatë javës shkojnë deri në 36 gradë Celsius

Stuhia dyditore mbi territorin e vendit ka kaluar. Sinoptikanët thonë se temperaturat do të rriten sërish. E hëna e 7 gushtit nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Ndërsa i nxehti pritet të rikthehet në mes të javës, ku termometri do të shënojë 36 gradë Celsius. Për meteorologët këto stuhi janë afatshkurtra dhe tipike të stinës për rajonin e Mesdheut.

Situata sinoptike që përfshiu vendin nuk është e ngjashme me stuhitë në Europën Qendrore. Në gjysmën veriore të Europës do të vijojë moti i paqëndrueshëm me stuhi ciklonare të shpeshta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?