Shiu ndërpret plazhin, shkakton dëme por edhe fik zjarret
E mërkura solli reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Pushuesit për dy ditët në vazhdim duhet që të mos e presin një përmirësim moti, kjo pasi situata pritet që të rregullohet në fundjavë.
Shiu ka shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore të vendit si pasojë e dëmtimeve ose cilësisë së keqe të punimit. Për shkak të erës një pemë në aksin Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar pasi një pemë është rrëzuar në fshatin Lazarat. Ndërsa në ish-kamp në Dhërmiut, është rrëzuar një shtyllë elektrike, duke lënë disa orë pa drita zonën.
Probleme të shumta kanë shkaktuar reshjet e shiut në Tepelenë. Si pasojë e intesitetit të lartë të shirave janë bllokuar rrugët në fshatrat Allkomemaj, Buz, Rabije në Tepelenë. Në disa fshatrat të tjera, më konkretisht në Anë Vjosë, Qesarat, Danaj, Canaj, Izvor, Bylysh në Tepelënë kanë mbetur pa energji elektrike.
Kur prej ditësh Shqipëria ishte nën pushtetin e flakëve, të cilat digjinin pyje në jug e veri, reshjet e shiut kanë bërë punën e zjarrfikësve. Po ashtu edhe në liqenin e Fierzës, reshjet kanë ndikuar për mirë. Pas disa muajve thatësirë, në liqen është rritur niveli i ujit, duke e kaluar edhe në basenet kryesore të qytetit.