Shkak hedhja e plehrave, sherri gati sa nuk i merr jetën këngëtarit Ademir Fresku

Sherret në vend nuk kanë fund. Një plagosje me thikë është shënuar në qytetin e Shkodrës rreth orës 11:00 të paradites së sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit ”Migjeni”, tek sheshi “Demokracia”, kurse autori i dyshuar u kap pak momente pas shpalljes në kërkim. I plagosuri është këngëtari Ademir Fresku, 30 vjeç. Si autor të krimit policia vendore dyshon për Gjergji Dardha, 50 vjeç, pronari i një dyqani fruta-perimesh afër me lokalin. Krimi ka ndodhur jashtë lokalit të këngëtarit, i cili e kishte marrë me qira. I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore dhe mbledhja e dëshmive, motivet e plagosjes janë të dobëta, një sherr banal për shkakun e hedhjes së plehrave. Konflikti fillimisht ka nisur për hedhjen e mbeturinave të autorit pranë lokalit që ka me qira 30-vjeçari Ademir Fresku, ndërkohë që ditën e sotme, kur tregtari ka shkuar në lokalin e 30-vjeçarit Fresku, i është thënë se nuk do t’i shërbehet më, duke e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij.

Këtu ka nisur konflikti mes autorit dhe të plagosurit, që ka sjellë edhe përdorimin e armës së ftohtë që 50-vjeçari e kishte pranë banakut. ”Dyshohet se shtetasi Gj. D., 50 vjeç (Gjergj Dardha), ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin Ademir Freskun, 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit GJ. D. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia vendore.

Shkak hedhja e plehrave, sherri gati sa nuk i merr jetën këngëtarit Ademir Fresku

SHKARKO APP