“Shkakton vdekje të mushkërive dhe…”! Eksperti i huaj: Ja çfarë i ndodh trupit, kur infektohet me koronavirus

Kryeministri Edi Rama publikon një video në “Facebook”, ku eksperti i huaj i shëndetit tregon atë çfarë i ndodh trupit të njeriut, kur infektohet me koronavirus.

“? JA SI E MERR DHE ÇFARË I NDODH TRUPIT TONË KUR INFEKTOHET ME CORONA VIRUS”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/202898584302280/

Mesazhi i plotë në video:

Ajo që ndodh në trupit tuaj kur merr koronavirusin shpërndahet nga spërklat, nga hunda dhe goja, kur kollitesh apo teshtin. Ato bien mbi sipërfaqe nga ku mund ta marrësh virusin med uar, nëse prek hundën, sytë apo gojën infektohesh. Mund të sëmuresh edhe nëse prek njerëzit, apo shtrëngon duart, dhe pastaj prek hundën, fytyrën apo gojën.

Çfarë ndodh kur virusi hyn në trup?
Virusi qëndron në fyt, në pjesën e sipërme të traktit respirator. Në shumicën e rasteve 80-85% simptomat janë të buta dhe kalojnë shpejt. Mund të kesh dhimbje fyti apo një kollë të thatë. Mund të kesh skuqje fyti, ndërsa sistemi imunitar hyn në veprim dhe filon të luftojë virusin. Mund të keni dhe temperaturë. Temperatura e trupit rritet, sepse po përpiqet të krijojë një mjedis të parehatshëm për trupin. Në raste më të rënda virusi mund të sulmojë mushkëritë dhe të shkaktojë pneumoni. Kjo ndodh në 15-20% të njerëzve, të cilëve u bashkohen dy lloje qelizhas në mushëri dhe i shkakton bllokim. Qelizat që prodhojnë mukozë dhe qelizat “cilium”, q kanë qmie në membramë dhe zakonisht pengjnë që mushkëritë të mbushen me pluhur e lëng.

Përgjithësisht njerëzit kalojnë pneumoninë, e cila do deri në 10 ditë për të arritur pikun. Megjithatë, në rastet më kritike, koronavirusi mund të jetë vdekjeprurës, sidomos për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera. Në raste shumë të rralla, sistemi imunitar mund të mbingarkojë, duke prodhuar sasi të shumta qelizash të bardha gjaku, që aktivizojnë lëndë kimike dhe që mund të arrijnë në mushkëri, duke iu shtuar kjo sulmit të virusit ndaj mushërkive, i dëmton qelizat edhe më tepër. Reagimi i sforcuar imunutar mund të shkaktojë edhe vdekje të organit dhe vdekje. Disa të rinj e të shëndetshëm iu dorëzuan virusit, pasi sëmundja është e re dhe askush nuk është imun ndaj saj. Nëse ke sistem të mirë imunitar, trupi yt do të mund ta luftojë atë me sukses.

 

SHKARKO APP