Shkaku i zjarrit që i mori jetën ”Dëshmorit të Atdheut”, del ekspertiza
Zjarri masiv pranë qendrës tregtare “Casa Italia”, ku fatkeqesisht 33-vjeçari Arjan Sala humbi jetën duke shpëtuar punëtorët, erdhi nga shkëndija elektrike e një neoni në qendër të magazinës.
Ekspertiza e ekspertëve zjarrfikës, thotë se shkëndija elektrike është provokuar nga një neon në garazhin që ishte përshtatur të përdorej si magazinë. Për shkak të afërsisë me materiale lehtësisht të djegshme, zjarri brenda pak minutave ka marrë përmasa të mëdha. Ekspertiza i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.
Në zjarrin e 24 marsit, në katin e nëndheshëm të qendrës tregtare “Casa Italia” humbi jetën përgjegjësi i sigurisë, Arjan Sala, i cili pasi shpëtoi kolegët nuk mundi vetë të dalë nga aty. Për shkak të aktit heroik që 33-vjeçari kreu, Kryeministri Edi Rama i dorëzoi familjes së tij pak ditë pas vdekjes titullin “Dëshmor i Atdheut”, po ashtu edhe një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh familjes.