Shkarkimi i Gledis Nanos, Ngjela: Rama duhet të tregonte shkakun

Shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, avokati Spartak Ngjela, e shikon si një defekt të kryeministrit Edi Rama, pasi ai e emëroi në këtë post. Sipas tij Rama duhet t’i tregonte opinionit publik, shkakun dhe arsyen që çoi në shkarkimin e Gledis Nanos.

“Është defekt i kryeministrit, e shkarkoi kryeministri Drejtorin e Policisë dhe nuk i jep arsyen opinionit publik, shkakun. Nuk mund të lejohet, se e shkarkoi, nuk ka dorëheqje. Po të kishte dhënë dorëheqjen ky, do jepte shkakun për dorëheqje. Kryeministri nuk jep shkak, e di veten absolut si Enver Hoxha.

Këtu nuk po e kuptojmë dot. Nuk është ndonjë gjë e rëndë largimi i Drejtorit të Policisë, sepse këta janë në pushtet prej 9 vitesh. Këtu pyetet, si ka qenë kriminaliteti gjatë kohës së tij, në rënie apo në ngritje? Nuk flasin këta, janë memecë. Sa është përqindja e kriminalitetit gjatë kohës që Nano kishte drejtimin? Këtë nuk e dimë”, tha për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?