
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Rudina Dëgjoni.
Burime për Ora News bëjnë më dije se ajo është shkarkuar si pasojë e gjetjeve nga KLSH.
Mësohet se KLSH ka gjetur shkelje të rënda financiare.
Shkarkimi i saj është bërë ditën e enjte (3 shator 2020).
Ndërkohë në vend të saj është emëruar Elisa Berziu.
