Shkarkohet shefi i sigurisë në burgun 313

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga detyra përgjegjësin e sigurisë në burgun 313. Burime zyrtare nga ky institucion kanë bërë të ditur se për lidhjen me zinxhirë të një të paraburgosuri është shkarkuar, Ferit Mici.

“Në lidhje me videon e transmetuar sonte në emisionin “ Fiks Fare” në Top Channel, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se është e hapur dhe fton institucionin e Prokurorisë, si dhe institucionin e Avokatit të Popullit si mekanizëm kundër torturës, për të hetuar rastin dhe vënë përpara ligjit personat përgjegjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon çdo akt të trajtimit çnjerëzor dhe degradues në sistemin e burgjeve, të cilat nuk respektojnë dinjitetin njerëzor dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me rastin, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është shkarkuar menjëherë nga detyra Përgjegjësi i Sigurisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313, Ferit Mici, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, Zoto do t’i propozojë Ministrit të Drejtësisë shkarkimin e drejtorit të institucionit”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?