”Shkarkoni ChatGPT”, Berisha thirrje deputetëve: Rrini më shumë online
Sipas Sali Berishës, udhëkryqi në të cilin ndodhet Shqipëria e qeverisur nga Edi Rama nuk mund të zgjidhet pa punën dhe sakrificën e drejtuesve demokratë nga qendra në të gjitha degët e vendit. Ai kërkoi angazhim të fortë në terren dhe online përmes rrjeteve sociale dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.
Aktiviteti në terren duhet të jetë i fokusuar në organizimin e degëve dhe te anëtarësimet e reja, ndërsa online puna duhet të fokusohet te dialogu me qytetarët dhe debati me qeverinë.
”Përdorimi i rrjeteve sociale do të kontrollohet, është detyrim”, tha Berisha. Në kohën që po jetojmë sot, inteligjenca artificiale po përparon çdo ditë, ndaj Berisha kërkon prej të tijve që të jenë një hap me kohën. ”Duhet të shkarkoni të gjitha IA-të”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH
Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 10395

