Shkatërrohet banda e kokainës, arrestohen 6 shqiptarë

Policia italiane e qytetit të Teramos në kuadër të operacionit antidrogë “Elio”, ka ekzekutuar sot 10 urdhër arreste ndaj anëtarëve të një bande trafikantësh droge.

6 prej tyre janë nënshtetas shqiptarë mes të cilëve dhe një femër.

Anëtarët e kësaj bande trafikonin lëndë narkotike të tipit kokainë dhe në praninë e fëmijve të tyre të moshës 2-3 vjeçare.

Ndaj 6 prej trafikantëve është lëshuar urdhëri i arrestit me burg, ndërsa 4 të tjerë janë nën urdhër detyrimi paraqitje të përditshme në Drejtorinë e policisë.

Gjatë operacionit janë sekuetruar rreth 6 kg doza kokainë.

Vlera e çdo dozë është rreth 80 euro e kokaina e sekuestruar në treg do të kapte vlerën e më shumë se gjysëm milioni euro.

Prokurori i hetimeve të këtij operacioni Andrea De Feis, deklaroi në konferencën për shtyp se policia italaine ka punuar për muaj të tërë duke shfrytëzuar dhe përgjimet telefonike për identifikimin e anëtarëve të kësaj bande.

Hetimet e operacionit “Elio” jahnë ende në vazhdim për të identifikuar bashkëpunëtorët e këtij trafiku kokaine.

Shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në shtetin italian me leje të rregullt qëndrimi dhe dy prej tyre janë vëllezër.

SHKARKO APP